
Plani evropian, Cramoni pret nga 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën
01 mars 2023
| 12:15
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret që plani evropian t’i shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.
Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së.
“Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për “Deutsche Wellen”.