Plani ‘franko gjerman’ e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

13 dhjetor 2022 | 13:07

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar mbrëmë se propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

Në një konferencë për media ku gjendjen në veri të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe ka folur për mundësinë që BE të dërgojë më shumë trupa, Borell ka folur edhe për atë që në media njihet si plan “franko-gjerman”, duke thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

“Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Borell.

Ai ka rikujtuar se bisedimet bazohen në vendimin e OKB-së dhe se BE është duke e implemtuar një detyrë që buron nga kjo organizatë.

“E kemi bërë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara me urgjencë. I njoftova ministrat me përmbajtjen dhe jam i kënaqur me përkrahjen e fuqishme që e mora nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që është duke e implementuar një detyrë të OKB-së, por tani është bërë propozim i 27 vendeve anëtare, jo vetëm propozimi i imi por po bëhet propozim i 27 vendeve anëtare”, ka thënë kryediplomati evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka vazhduar aksionin…