Plani i Brukselit: Ronaldo dhe Messi të bëjnë ‘live’ vaksinën anti-Covid për të bindur skeptikë

20 shkurt 2021 | 15:50

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në të njëjtën skuadër? Kjo është ëndrra që presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen do të donte të realizonte për të bindur europianët më skeptikë për vaksinën anti-Covid.

Sidomos duke pasur parasysh sasitë e blera nga Brukseli, të cilat, sipas burimeve të Politico, janë të mjaftueshme për të vaksinuar 700-750 milionë njerëz. Përtej popullatës europiane, dozat e tepërta duhet të përdoren për të ndihmuar vendet jo BE, veçanërisht ato të Ballkanit Perëndimor.

Sipas dy diplomatëve, udhëheqësja e BE synon të përfshijë yjet e futbollit si dëshmi për fushatën e vaksinimit, në mënyrë që të kapërcejë rezistencën e skeptikëve. Sipas një eurobarometri të kohëve të fundit, rreth 15% e popullatës evropiane është kundër vaksinave. Dhe mbi gjysma mendojnë se barna të tilla mund të kenë efekte anësore serioze për shëndetin e njeriut.

Plani i komunikimit të Von der Leyen do të ketë dy faza: në të parën, produkti do të “shpjegohet” në të gjitha gjuhët. Sapo të fillojnë vaksinat, fushata do të synojë të inkurajojë njerëzit të vaksinohen me ndihmën e ndikuesve. Si “yjet e futbollit të Uefa-s”, – tha von der Leyen.

Diplomacia shëndetësore

Von der Leyen gjithashtu u kërkoi vendeve të BE të shpejtojnë përgatitjet e tyre për fillimin e fushatës së vaksinimit: e para që duhet të miratohet nga EMA, Agjencia Evropiane e Barnave, është ajo e dyshes Amerikano-Gjermane Pzifer / BioNTech, tashmë me administratë në Mbretërinë e Bashkuar.

Pikërisht në këtë pikë, kryeministri polak Mateusz Moraëieck ka mundur Brukselin, duke kërkuar që procesi i miratimit të shkurtohet me të paktën një javë. Ditët e fundit, Komisioni Evropian shpjegoi se rruga e ndjekur nga BE është ajo e një miratimi “të kushtëzuar”, domethënë, me një seri kontrollesh më të thella për sigurinë e njeriut sesa ato që Londra do të kishte kryer, të cilat në vend të kësaj zgjodhën një aprovim emergjent.

Është e qartë se grindjet diplomatike brenda dhe jashtë BE-së janë gjithashtu prapa kësaj vaksine. Dhe Polonia, e cila zuri vendin e Mbretërisë së Bashkuar në udhëheqjen e konservatorëve europianë në Parlamentin e BE, ishte e etur të tregonte dështimin e pretenduar të pësuar nga Brukseli.

“Pse nuk janë agjensitë e BE më të shpejta?”, tha kryeministri polak në tryezën e udhëheqësve. Nga ana e saj, agjencia në fjalë, EMA (e cila u largua nga zyra e saj në Londër pas Brexit) ka siguruar që ilaçi do të autorizohet deri më 29 dhjetor.

Dozat e BE-së gjithashtu për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Sidoqoftë, Von der Leyen ishte e etur për të kujtuar shtetet anëtare se nuk është e mjaftueshme për të miratuar vaksinën. “Ne gjithashtu duhet të jemi të gatshëm ta shpërndajmë atë”, tha ajo.

Për shembull, Pzifer / Biontech kërkon kapacitete të veçanta ruajtjeje dhe shpërndarjeje, veçanërisht në lidhje me zinxhirin e ftohtë.

Presidentja e Komisionit nuk ngurroi të ofrojë siguri për disponueshmërinë e dozave. “Marrëveshjet e nënshkruara muajt e fundit (dhe të cilat disa i kanë kritikuar për mungesë transparence) duhet të lejojnë vaksinimin e mbi 700 milionë njerëzve. BE ka 450 milionë qytetarë.

Pjesa tjetër duhet të përdoret nga “diplomacia shëndetësore” e Brukselit, domethënë për të ndihmuar vendet jo-BE më në vështirësi me blerjen e këtyre barnave të shtrenjta, “kryesisht ato të Ballkanit Perëndimor” të tilla si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, – tha ajo në samit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar planprogramin e…