Plani i kryeministres belge për të hapur shkollat dhe lokalet

26 prill 2020 | 09:59

Kryeministrja belge Sophie Wilmes ka njoftuar planin e saj të detajuar për të hequr gradualisht kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit.

Sipas planit të ri, të gjitha dyqanet do të lejohen të rihapen deri në datën 11 maj, ndërsa shkollat një javë më pas, megjithatë numri i nxënësve në secilën klasë do jetë i reduktuar, me jo më shumë se 10 nxënës.

Bizneset e para që do të hapen me 4 maj janë dyqanet e rrobave, por njerëzit duhet të zbatojnë rregullat e reja, të publikuara për të gjithë belgët e moshës mbi 12 vjeç.

Ata duhet të mbajnë maska në transportin publik, dhe të ruajnë distancën sociale.

Industria gjithashtu do të rifillojë aktivitetin dhe deri me datë 11 maj të gjitha bizneset do të hapen, duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Ndërsa restorantet dhe kafenetë do të hapen para datës 8 qershor.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse situata me koronavirusin do të përkeqësohet. Autoritetet do të mbajnë përgjegjësi që të gjithëve tu sigurohet një maskë, për ta mbajtur në ambientet publike.

Belgjika është një nga vendet më transparente sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve, pasi në listën e viktimave, janë përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, të dyshuar dhe jo të konfirmuar me koronavirus. Belgjika numëron më shumë se 45 mijë njerëz të infektuar dhe rreth 6900 viktima, me një popullsi prej 11.4 milionë banorë.

Vende të tjera të Europës ku janë lehtësuar masat

Gjermania- Disa dyqane tashmë janë hapur, ndërsa shkollat do rihapen gradualisht nga data 4 maj. Baret kafenetë, restorantet, kinematë dhe lokalet e muzikës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim zyrtar të dytë.

Danimarka: me 14 prill njoftoi hapjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollat fillore. Por dërgimi i fëmijëve nuk është me detyrim.

Të ndaluara mbeten tubimet ose aktivitetet me më shumë se 10 persona. Me 20 prill, u vendos hapja e parukerive, sallonet e tatto-ve dhe qendrat e psikologëve.

Austria- Nga 14 prilli janë hapur dyqanet me sipërfaqe të mëdha, dhe kopshtet. Nga 1 maji do të happen qendrat tregtare, dyqane të tjera dhe sallonet e parukerive.

Norvegjia: Me 20 prill u hapën kopshtet. Javë tjetër do hapen shkollat fillore gjimnazet dhe parukeritë. Levizja nga një qytet në tjetrin është e lejuar. Është lancuar një aplikacion sin ë Korenë e Jugut dhe Singapor, ku qytetarët sinjalizohen nëse janë pranë një vatre infeksioni.

Zvicra: Me 27 prill do të happen disa biznese, si parukeritë, dyqanet e pajisjeve teknologjike dhe dyqanet e luleve.

Gjithashtu dentistët dhe fizioterapistët mund të rifillojnë aktivitetin por për çështje procedurash dhe dokumentesh, jo për të pritur klientë. Me 11 maj: Do hapen shkollat fillore, po ashtu të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë. Me 8 qershor hapen gjimnazet dhe Universitetet, po ashtu bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe muzetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim, 36 vjeç, vdiq pasi pati një procedurë kardiovaskulare. Motra…