Plani i LDK-së dhe Thaçit, ta prishin sistemin kushtetues

21 prill 2020 | 08:03

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi, ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LV). Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues të Kosovës.

Një ditë më parë kreu i shtetit ka paralajmëruar se në javën që tashmë ka nisur do t’i ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për ta mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë “për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit”. Kësaj ia ka shtuar deklarimin se masa e reciprocitetit kundër Serbisë, e vendosur nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti, duhet të bjerë, raporton KOHA.

Në kërkesën e kreut të shtetit ka reflektuar menjëherë LDK-ja.

Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie, pas një takimi që ka pasur të hënën me kryesinë e ngushtë të këtij subjekti politik, ka thënë se hapi i parë i një qeverie të drejtuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Ai edhe ka konfirmuar se partia është e gatshme ta drejtojë qeverinë sapo kreu i shtetit t’ia ofrojë asaj mundësinë për ta propozuar mandatarin. Ai ka rikujtuar se tashmë e ka “aminin” e të gjitha organeve të partisë për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Nismën Socialdemokrate, me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me partitë e komuniteteve pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare, Rikard Larja…