Plani i PDK-së për rritjen e pagave: Zgjidhja jonë është rritja e të hyrave mujore
Kandidati për deputet i PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se zgjedhja e PDK-së është rritja e pagave të pensionistëve dhe punëtorëve privatë.
“Zgjedhja jonë është rritja e të hyrave mujore, rritja e pagave, rritja e pensioneve të gjitha kategorive edhe për kategoritë e dala nga lufta, pensionistë kontributdhënës, punëtorët e sektorit privat”, tha ai.
Tutje kandidati për deputet nga PDK thotë se në programin e kësaj partie ka programe edhe për skemën sociale.
“Në programin tonë ka programe edhe për ata që gjenden në skema sociale që të inkurajohen të dalin nga skena sociale përmes programeve të rikualifikimit dhe vendosjes në tregun e punës ne kemi masa në programin tonë të cilat i kemi quajtur fondi i papunësisë të cilat krijojnë një garanci për punëtorët edhe në sektorin privat dhe publik që kur të humbin punën të mos mbesin në rrugë në periudhë të caktuar kohore”, tha Nikaj në rtv21.