Plani i ri i FFK-së për stadiumin ‘Fadil Vokrri’
21 qershor 2022
| 16:47
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar sot se federata është e gatshme për rritjen e kapaciteteve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas Ademit, rritja e kapaciteteve mund të bëhet për 8 mijë ulëse, vetëm se shtëpia e futbollit kosovar është duke pritur përgjigje nga institucionet përkatëse për ta realizuar projektin.
Ndërkaq pas njoftimin të Ademit, është publikuar edhe plani i projektit ku parashihet rritja e kapacitetit për 8 mijë ulëse.
Momentalisht, stadiumi “Fadil Vokrri” ka një kapacitet prej 13.500 ulëseve, ndërsa është i vetmi stadium kosovar i pranuar nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.