Plani i rritjes i BE-së, Varhelyi: Mund t’i dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, në hyrje të fjalës së tij në samitin e Tiranës, ka thënë se Shqipëria është kthyer në vend pikëtakimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi, mes tjerash ka përmendur Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, për të cilin tha se vendet e rajonit mund të kenë dyfishim të ekonomisë në 10 vitet e ardhshme.
“Besoj tashmë Tirana është kthyer në qytet, një pikëtakimi për të gjithë rajonin për të shtyrë më tej përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se ky plan është ambicioz.
“Ky proces integrimi, ekonomia e Ballkanit Perëndimor të integrohet në BE, në vetvete do të thotë edhe Bashkimi Evropian që të ofrojë të gjithë përfitimet që ofron anëtarësimi, para se vendet e tyre të bëhen anëtare të BE-së, ky është plani i rritjes”.
“Si plan është plan ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, do të vazhdonte deri në 2027 kemi besim të plotë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që do të merrni të mirat që sjell ky plan, që ka mundësi të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendet Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme”.
“Pra ajo që po shihni përpara është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë, është e qartë edhe nga fjalët që tha kryeministri, të gjitha vendet e rajonit duan pronësinë e këtij plani, që të ecim përpara na duhet që rajoni që të ecë përpara vet me shpejtësi, të arrihen rezultate për ato reformat që e bëjnë këtë plan funksional”, ka thënë Varhelyi.