Plani sekret i Ukrainës ndaj Rusisë, Putin paralajmëron SHBA-në!
Forcat ruse kanë shënjestruar dhjetëra vendbanime në rajonin jugor ukrainas të Khersonit, tha një zyrtar, teksa një dron rus goditi një autoambulancë duke plagosur shoferin. Forcat ruse po ashtu kanë gjuajtur të paktën një raketë lundruese dhe 11 dronë të tjerë në katër rajone në mbarë Ukrainën. Por, forca ajrore ukrainase pretendoi se të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan.
Më herët gjatë 27 korrikut, Ukraina lëshoi pothuajse 20 dronë ndaj caqeve në rajonet kufitare ruse, teksa autoritetet ruse pretenduan se i kanë rrëzuar të paktën 14 prej tyre.
Të paktën dy persona u plagosën, thanë zyrtarët rusë, kur një dronë ukrainas lëshoi mjete shpërthyese në rajonin e Kurskut.
Sulmet me dronë dhe ato ajrore nga të dyja palët vijnë në kohën kur forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin forcat ruse në disa lokacione përgjatë vijës së frontit të gjatë prej 1.100 kilometrash dhe teksa në dritë del një plan sekret.
New York Times raporton se ministri i mbrojtjes i Rusisë, Andriy Belousov, ka telefonuar shefin e Pentagonit amerikan, Lloyd Austin, në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar lidhur me një “operacion të fshehtë” që Ukraina po përgatit kundër Rusisë.
Sipas 3 burimeve të ndryshme të medias amerikane, zyrtari i Putinit, i tërhoqi vërejtje Pentagonit, pasi besonte se ukrainasit kishin bekimin e Shteteve të Bashkuara për sulmin sekret ndaj Rusisë.
New York Times shkruan se Belousov e ka pyetur Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke e paralajmëruar se kjo mund të ndizte edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas burimeve në fjalë, zyrtarët amerikanë kanë mbetur të surprizuar dhe konfirmuan se nuk ishin në dijeni të asaj që pretendohej.