Plani ‘semafori’: Policia e Prishtinës i konfiskon 34 patentë-shoferë
13 maj 2024
| 15:43
Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor i policisë në Prishtinë është duke vazhduar me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka nisur implementimi i planit “Semafori”.
“Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, është thënë në njoftimin e policisë.