Planifikimi i të hyrave tatimore në buxhet dhe shmangia nga tatimet

14 qershor 2020 | 13:28

Shkruan: Mergim Bekteshi

Fushata  e iniciuar në media nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që çdo qytetar pas çdo blerje të kërkojë kuponin fiskal, është aq e rëndësishme për shtetin dhe qytetarin e saj i cili dëshiron që t’i gëzojë të mirat publike, qytetari do të duhej të vetëdijesohej që të kërkojë kupon fiskal për secilën blerje apo konsum që bënë. Këto të mira rrjedhimisht janë në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës dhe mirëqenies ekonomike për të cilat qytetari i  një vendi por edhe në Kosovë, nuk mund ti realizoj i vetëm sado që të mirat e tija materiale mund të kapin vlera të larta të atij personi, është e pamundur që fushën e përmendur më lart t’i realizoj i vetëm.

Sado që shteti me aparaturën e vet edhe në ditët e sotme bashkëkohore i mbështetur në institucionet e krijuara në mënyrën të rregullt për vjeljen e tatimeve  duket si aparaturë e hekurt nga bizneset, megjithatë është e vetmja mënyrë për të parandaluar evazionin fiskal i cili dëmton rendë sektorin e arsimit, shëndetësisë etj. duke krijuar një konkurrencë për të sfiduar shtetin e së drejtës përball shtetit nga një subjekt individual apo grup i cili në një të ardhme mund të sfidojë edhe rendin juridik të atij shtetit.

Shtetet me organizim të lartë nga fusha financiare i kushtojnë një rendësi të posaçme mbledhjes së tatimeve, planifikimit herë proporcional dhe herë me rëndësi të veçantë ndonjë fushe nga buxheti varësisht nga nevojat e paraqitura, duke arsyetuar se cila fushë është më me prioritet të zëmë nga fusha e shëndetësisë apo infrastrukturës. Por gjithnjë me një arsyetim, sepse ‘’Arsyetimi është shpirti i ligjit’’ thotë një thënie në gjykatat amerikane.

Vito Tanzi, Ludgere Schunknecht  thonë se: “procedura buxhetore lidh organet ekzekutive dhe legjislative”. Masat shtuar të kontrollit sado që mund të duken si paradoks ato janë gardian për të mirën e qytetarëve. Procedura buxhetore në Republikën e Kosovës është e lidhur kryekëput nga Administrata tatimore dhe Doganat e Republikës së Kosovës, pa doganën dhe administratën gjepat do të jenë zbrazur dhe vështirësitë janë të pa parashikuara.

Njohësit e fushës ekonomike theksojnë se ajo nuk është e ngjashme në të gjitha shtetet por sipas tyre ka elemente të përbashkëta dhe që kalojnë në katër faza sipas Poterba M. JamesJurgen Von Hagen ato janë: 1) Faza e formulimit të propozimit  buxhetor nga ana ekzekutivit, 2) Faza e aprovimit të buxhetit nga organi legjislativ (parlament), 3) Realizimi i buxhetit nga ekzekutivi, dhe 4)Llogaria përfundimtare dhe kontrolli i buxhetit.

Kontrolli i buxhetit është njëra nga elementet më të komplikuara, më aktuale dhe më e ndjeshmja në të drejtën buxhetore të shteteve bashkëkohore thekson Profesor Bedri Peci. Por pika e domosdoshme përpos këtyre katër etapave të cilat kalon buxheti është si realizohen këto të hyra? Sa janë të drejta dhe të pranueshme dispozitat ligjore në mbledhjen e të hyrave? Këto janë pyetjet më të shpeshta ë cilat i hasim në kureshtjen e qytetarëve,  qytetarët kanë të drejtën përmes të zgjedhurit e tyre të dinë se si janë duke u menaxhuar dhe mbledhur këto të hyra.

Sabahudin Komoni në librin e tij Financat Publike thekson: ’’Evazioni tatimor i paligjshëm paraqet dukurinë kur obliguesi tatimor i shmanget pagimit të obligimit tatimor, i cili është paraparë me dispozita ligjore’’. Ai më tej thotë:’’ prandaj, është delikt ligjor dhe sjell sanksione të ndryshme ligjore’’. Evazioni tatimor i paligjshëm (i palejueshëm) paraqitet në dy forma: fshehja e plot e tatimit ose fshehja totale ose defrudacioni i tatimit dhe fshehja e pjesshme e tatimit ose të defruadacioni i pjesshëm i tatimit thekson më tej Komoni.

Profesor Komoni potencon se janë një varg arsyesh të cilat shtyjnë bizneset apo personat të shmangen nga evazioni fiskal e ato janë: struktura arsimore e popullsisë, disiplina tatimore e obliguesit tatimor, aftësia profesionale e organeve tatimore, efikasiteti i mbledhjes së tatimeve  dhe sanksioni kundër obliguesve tatimor të padisiplinuar. Kjo nënkupton disiplinën dhe nivelin arsimor që kanë disa vende të zhvilluara ta marrim Evropën të cilët janë shumë besnik ndaj taksave.

Por në lidhje me dilemat se janë politikat fiskale të favorshme dhe se ato a mund të dëmtojnë obliguesit tatimor, është e drejtë ekskluzive nga  ana e ekzekutivit po ashtu edhe e legjislativit për të verifikuar në detaje dispozitat ligjore të aplikueshme, ose, para se ato të bëhen të plotfuqishme për ekzekutim.

Në faqen zyrtare të ATK-së gjejmë rolin dhe rëndësinë e cila konkretizohet me : Përgjegjësi e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si Agjencinë Ekzekutive me Autonomi të plotë, është që të administrojë zbatueshme rinë e çdo lloji të tatimit të aplikuar me legjislacion tatimor në Republikën e Kosovës. Mbetet edhe me tej sfidë për ATK-në që të ketë politika më të favorshme në mbledhjen e  të hyrave dhe forcimin e mekanizmit për kontroll. Po e kësaj natyre është edhe Dogana e Kosovës  me normat e saja tarifor bënë të mundur mbushjen e arkës së shtetit, çdo ulje e taksave doganore do të parqet rrezik për kohën aktuale.

Një procedurë të ngjashme nga ana e Prokurorit të Shtetit  në lidhje me veprat penale kundër ekonomisë,  veprime hetimore kryen edhe Policia e Kosovës nga Drejtoria për Krime Ekonomike kur merr informacione të natyrës së shmangies, kontrabandës apo edhe krime të tjera të cilat kryhen nga vet zyrtarët të cilët janë përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve apo menaxhimin e procesit financiar

Një situatë e rënduar ekomomike si ajo e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID 19 duke betonuar fuqinë ekonomike si nga të hyrat origjinare dhe derivateve shto edhe evazionin fiskal, do të pluskonte ngadalë gjendjen e rënduar me një kohë të gjatë. Respektimi i normave juridike sidomos i atyre me theks financiar do të krijonte një mirëqenie më të mirë ndaj qytetarit i cli tani ka drejtuar mendjen nga rendi juridik dhe lëvizjet e mençura te ekonomistëve.

Përveç rëndësisë së eliminimit të evazionit fiskal në lidhje me përballimin dhe tejkalimin sa më të lehtë të krizës nga pasojat e Covid-19, rëndësi të veçantë ka edhe përpilimi i pakove të reja në mbështetje të bizneseve, pasi që sa më shumë që vonohen pakot mbështetëse, aq më shumë do të rritet edhe kosto e mbulimit të humbjeve në ekonomi, humbje këto të cilat si rezultat kanë edhe uljen e të hyrave tatimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shkencëtarë thonë se pandemia e koronavirusit ka detyruar astronomët…