Planifikonin terror natën e Vitit të Ri, policia arreston 201 persona
30 dhjetor 2017
| 10:50
Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit.
“Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli.
“Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit.
Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të ISIS-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave.