Plastika po vret 40 për qind të breshkave të vogla të detit
17 shtator 2018
| 12:00
Sipas një studimi të ri, lëndët plastike po vrasin 40 për qind të breshkave të vogla të detit. Breshkat e vogla kanë pothuajse katër herë më shumë mundësi të ngordhin nga mbeturinat plastike në krahasim me breshkat e rritura.
Sipas analizave në pothuajse 1 000 breshka të ngordhura, më shumë se gjysma janë këlyshë dhe 1/3 e tyre kanë gëlltitur lëndë plastike, në krahasim me 1/7 tek breshkat e rritura.