Platforma e dialogut procedohet në Kuvend, por pa miratimin e Komisionit
04 maj 2018
| 16:19
Komisioni për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar Platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në favor të kësaj platforme kanë votuar vetëm tre anëtarë të këtij komisioni, ndërsa gjashtë kanë qenë kundër.
Pavarësisht kësaj, kjo platformë është proceduar në Kuvendin e Kosovës, por pa rekomandim të Komisionit për Punë të Jashtme.
Kundërshtimi më i madh rreth kësaj platforme ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), të cilët kanë qenë kategorikisht kundër idesë që presidenti Hashim Thaçi të jetë në krye të fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë.