Platforma e dialogut të hënën shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme
22 shkurt 2019
| 14:52
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, më 25 shkurt (e hënë) do ta mbajë mbledhjen e rregullt në të cilën do të shqyrtohet Projektligji nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Po ashtu në këtë mbledhje e cila do të mbahet në orën 13:00 do të shqyrtohet Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
/Epoka e re/