Platforma për dialogun me Serbinë të hënën në Kuvend
31 maj 2018
| 15:21
Platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë do të diskutohet në seancën e Kuvendit të caktuar për të hënën që vjen, më 4 qershor.
Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit. Kjo do të jetë në mesin e 278 pikave të rendit të ditë së kësaj seance.
Qeveria e Kosovës para më shumë se një muaji ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila iu dorëzua presidentit dhe Kuvendit të Kosovës.