Platforma ‘Superpuna’, Murati: Për 8 muaj janë punësuar 7 786 rinj
13 nëntor 2023
| 16:40
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”.
Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7 786 të rinj përfitues të punësuar. Prej tyre: 3 914 vajza dhe 3 872 djem. Në total janë 5 832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve”, ka shkruar Murati në “Facebook”.