Plazma keksat e Serbisë me flamur të Brazilit
31 janar 2019
| 21:11
Edhe kjo ndodh nëpër qendrat tregtare në Kosovë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me vendim ka urdhëruar që afër produkteve të ekspozuara të vendoset flamuri i origjinës së produkteve.
Por kjo gjë është duke u keqpërdorur me të madhe në marketet e Kosovës, ndërkaq inspektorët janë pasivizuar deri në maksimum.
Nëpër raftet e qendrave tregtare afër produkteve janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme, raporton “Epoka e re”.
Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e vet “Facebook”, ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, afër produkteve serbe siç është Plazma keksi, është vendosur flamuri i Brazilit.