Plenkoviq: Kosova dhe Kroacia kanë raporte të shkëlqyera (foto)

16 nëntor 2021 | 10:22

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili e ka vizituar dje Kosovën ka thënë se Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte kënaqësi takimi në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës. Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar”.

Plenkiviq përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që u bisedua edhe me përfaqësues të kompanive të Kroacisë për mundësitë për bashkëpunim më të fortë ekonomik.

“Në Janjevë vizituam një komunitet të vogël kroat, diasporën më të vjetër kroate në botë”, u shpreh tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot dy ekipet e Kosovës në CS-GO dhe Data2 të…