Plenkoviqi takohet me Kurtin: Kroacia mbështetëse e Kosovës në integrimin evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.
Lajmin e ka bërë me dije Plenkoviqi në platformën “X” ku ndër tjera ka thënë se me Kurtin ka biseduar për situatën në rajon.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plenkoviqi.
Plenkoviqi ka potencuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
S predsjednikom Vlade Kosova @albinkurti raspravio sam o situaciji u susjedstvu. Čestitamo na ukidanju viznog režima i izražavamo podršku za članstvo u @coe, kao i na
putu prema EU. Nastavljamo jačati gospodarsku suradnju 🇭🇷🇽🇰! #wef24 pic.twitter.com/xMBWiBZseo— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) January 17, 2024