Pleurat Sejdiu rikthehet në politikë, kandidon për deputet në listën e PDK-së

27 nëntor 2024 | 20:35

Pas një pauze të gjatë në jetën politike, doktor Pleurat Sejdiu ka vendosur që të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, si pjesë e PDK-së, kanë konfirmuar burime të gazetës “Epoka e re”.

Doktor Sejdiu është njëri ndër themeluesit e PDK-së së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin etj.

Doktor Sejdiu për një kohë të gjatë ka qenë sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kryerjes së mandantit të tij, ai ka vazhduar në profesionin e tij në mjekësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si…