‘Plisat’ fituan turneun memorial ‘Fadil Vokrri’
18 dhjetor 2019
| 16:04
Tifozeria e Prishtinës, “Plisat” janë shpallur fitues të turneut memorial Fadil Vokrri, i cili u mbajt për nder të legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.
Turneu i organizuar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përfundoi të martën në mbrëmje me ndeshjet finale. Në kategorinë e seniorëve, “Plisat” mposhtën në finale BB Llapin (3-1).
Tek grupmoshat e reja, fitues u shpallën Shkollat e Futbollit “El Clasico” e Vushtrrisë për U-13 dhe QS Prishtina për U-11. Turneu u përcoll nga numër i konsiderueshëm i shikuesve.