“Plisat” ftojnë qytetarët të bashkohen në festë në orën 20.00

12 prill 2020 | 09:27

Tifozët e Klubit të Futbollit të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, u kanë bërë një kërkesë qytetarëve të kryeqytetit. Ata kanë kërkuar që sonte, me fillim nga ora 20:00, për “Prishtinën” të këndohet nga ballkonet. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Prishtinës që kryeqendra e Kosovës të futet në karantinë pas paraqitjes së 20 rasteve me koronavirus mbrëmjen e djeshme. Këngët që do të këndohen, sipas “Plisave”: “Rrugës sypatrembur”, “Besa-besë”. Po ashtu, “Plisat” kanë falënderuar të gjithë atë që janë duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

Kërkesa e tyre në llogarinë në “Facebook”:

MOBILIZIM!

Prishtinas,

Jemi dhe jeni mësuar të ju ftojmë për të na u bashkangjitur në aktivitete të ndryshme, në aktivitete për të përkrahur klubet e kryeqytetit, protestën për shkarkimin e Jabllanoviq-it, protestën për luginën e Preshevës, (pa)drejtësive që u bëhen shqiptarëve në Iliridë, ndihmën për të prekurit e tërmetit të (pa)mëshirshëm të vitit të kaluar në Shqipëri e deri tek aksioni “Ndihmo edhe ti”, në fund të vitit të kaluar.

Ndryshe nga rastet tjera, sonte ju ftojmë që nesër të na bashkoheni në aktivitetin e radhës! Siç e dini, sonte Prishtina është shpallur zonë karantine deri në një vendim tjetër të institucioneve.

Nesër(12/04/2020) duke filluar nga ora 20:00 nga shtëpitë kemi vendosur që t’i këndojmë Prishtinës që sado pak të sjellim një natë ndryshe dhe relaksuese për të gjithë ne!

Këngët që do të këndohen duhet të jenë me këtë rënditje:

  1. Rrugës sypatrembur(një herë).
  2. Besa-Besë(një herë)

Linqet e këngëve i gjeni në pjesën e komenteve poshtë.

Gjithashtu, përmes këtij postimi dëshirojmë që të falënderojmë të gjithë ata që po kujdesen për të mirën tonë dhe po sakrifikojnë shëndetin e tyre!

Urojmë që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe me më pak viktima!

Bashkohuni me ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontinenti afrikan po përballet me një kërcënim të madh nga…