‘Plisat’ i dalin në ndihmë Shqipërisë
Një prej tifogrupeve më të mëdha në shqiptari, “Plisat” kanë marrë një aksion për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
Në njoftimin zyrtar të tifozëve nga kryeqyteti i Kosovës, thuhet se “Plisat” po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe në orën 15:00 do të nisën për në Shqipëri.
Njoftimi i plotë i “Plisave”
Tash është koha që të veprojmë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkëngjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri.
Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njëjtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni duke sjellë ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti.
Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje.
Jemi të njëjtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!
/Epoka e re/