‘Plisat’ kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

09 korrik 2021 | 12:00

Tifo grupi i njohur “Plisat”, kanë publikuar nismën e peticionit përmes të cilit kërkojnë vendosjen e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në Prishtinë.

“Plisat” theksojnë se 22 vjet pas luftës, në kryeqytet mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar.

“Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy (22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjve të idealit të tij”, thuhet ndër të tjera në postimin nga “Plisat”.

Ky peticion fillon nga nesër (e premte) 09/07/2021, dhe “Plisat” ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës të vijnë në Prishtinë e të bashkohen me këtë nismë.

Tenda për nënshkrimin e peticionit do të jetë e vendosur afër shtatores së Skënderbeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati, ka përfaqësuar…