‘Plisat’: Kjo është Prishtina, këta jemi ne

06 gusht 2021 | 11:02

FC Prishtina arriti një fitore të madhe ndaj Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës fitoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”. Fitores ndaj kampionit norvegjez padyshim që i janë gëzuar “Plisat”, të cilët si gjithmonë i dhanë përkrahje skuadrës së tyre së zemrës.

Postimi i “Plisave”:  

KJO ËSHTË PRISHTINA!

KËTA JEMI NE!

Jugu, Lindja, Perëndimi dhe Veriu ishim gjithë një zëri. Paraqitje e përkryer me një fitore madhështore ndaj rivalve gjigand norvegjez.

Ai, ajo që nuk ishte në lojë – ka humbur shumëçka. Humbi emocionin që ta ofron vetëm PRISHTINA. ⚪?

KF PRISHTINA 2:1 BODO/GLIMT.

URIME PRISHTINË DHE PLISA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi nuk do të jetë më një futbollist i…