‘Plisat’ mirëpresin largimin e Josës
Tifozët e skuadrës së Prishtinës, “Plisat” e kanë mirëpritur largimin e trajnerit nga Shqipëria, Mirel Josa. Ky i fundit thuajse gjatë gjithë kohës është përballur me kritika nga tifozët e skuadrës që e drejtonte, raporton “Epoka e re”.
“Shtatori siç na dënoi në 2017-tën, kësaj here na bekoi me largimin e kryetrajnerit Josa. Të kuptohemi, këtu nuk përfundon asgjë, përkundrazi është fillimi i fatit që i pret të gjithë ata të cilët nuk ia duan të mirën KF Prishtina”, thuhet në reagimin e “Plisave”.
Njoftimi i plotë i “Plisave” pa ndërhyrje
Shtatori i “bekuar”, me vendim të vonuar.
Siç dihet kryetrajneri Mirel Josa kishte nënshkruar marrëveshje me klubin tonë në shtatorin e vitit 2017. Secili prej nesh e njihnim të kaluarën e tij sportive në Shqipëri, e si rrjedhojë që nga fillimi kemi qenë kundër këtij skandali, marrëveshjes. Por sidoqoftë, kriza që e kishte kapluar klubin tonë, na e mundi përshtypjet tona për personin në fjalë, e si shkak nuk i dolëm përpara këtij vendimi. Që e kishim ne mirë, vërtetohej dita ditës nga fakti që; Klubi jonë si kurrë më parë paraqitej në fushë si mos të ishte Prishtina që ishim mësuar, pa asnjë ide përfaqësimi(e lëre më dashni) të fanellës bardh e kaltër në fushë. Largimi i lojtarëve që gëzonin respektin tonë në qytet, Prurja e lojtarëve në klub, të cilët e dijmë se si janë ndarë me ne para disa vitesh.
Krejt këto ishin arsyet që e forconin bindjen tonë ndaj tij.
PLISAT asnjëherë nuk kërkojnë shpagim me sukses, por sakrificë me nder e gjak për ndresë. Sezoni i kaluar ishte pasqyra më e mirë se si mungojnë këto elemente te klubi jonë. Kështu që kemi filluar që të reflektojmë edhe në tribina. E ku qershia mbi tortë ishte ndeshja e javës së tretë kundër Feroninelit në Drenas, ku treguam se PLISAT nuk janë aty ta ndjekin ndeshjen, por përfaqësimin dinjitoz të klubit, e ku kjo e fundit mungon te klubi jonë qe sa kohë. Ja që, shtatori siç na dënoi në 2017-tën, kësaj here na bekoi me largimin e kryetrajnerit Josa.
Të kuptohemi, këtu nuk përfundon asgjë, përkundrazi është fillimi i fatit që i pret të gjithë ata të cilët nuk i’a dojnë të mirën KF Prishtinës.
Plisat Prishtinë.