“Plisat” raportohet se kanë shfaqur një mesazh afër stadiumit “Air Albania”

20 nëntor 2023 | 22:51

Anëtarët e tifo-grupit “Plisat” raportohet se kanë shfaqur një mesazh afër stadiumit “Air Albania”, pasi nuk u lejuan të futen brenda

Në stadiumin “Air Albania” sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Në shkallët e këtij stadiumi sonte mungojnë tifo-grupi nga Prishtina, “Plisat”, të cilët çdo herë janë në përkrahje të Kombëtares shqiptare.

“Plisat” nuk janë pajisur me bileta për këtë ndeshje, teksa arsyeja ende nuk dihet. Nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrtar.

Sipas raportimeve të fundit, disa anëtarë të “Plisave” kanë shfaqur një mesazh jashtë stadiumit.

“STADIUMI PA PLISA, SI PYLLI PA LISA…”, thuhet në një pankartë të shfaqur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka luajtur baras në “Air…