PLK-ja ka arritur marrëveshje me PDK-në për zgjedhjet e 6 tetorit
14 shtator 2019
| 18:04
Partia Liberale e Kosovës (PLK) përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se ky subjekt politik në zgjedhjet e 6 tetorit do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“PLK-ja nënshkruar marreveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019. Votuesit dhe anëtarësia e PLK-së do të votojë për kandidatët e listës së PDK-së për Kuvendin e Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të kësaj partie.
“PDK-ja është i vetmi subjekt serioz, i dëshmuar dhe i konsoliduar, që me aleatët e saj, ka guxim dhe besim, për ta përfunduar dialogun me Serbinë, luftën kundër korrupsionit dhe perspektiven euroatlantike”, është theksuar në njoftimin e PLK-së.
/Epoka e re/