PLK-ja preferon koalicion parazgjedhor me PDK-në
24 gusht 2019
| 12:44
Partia Liberale e Kosovës (PLK), e cila më parë ishte drejtuar nga Gjergj Dedaj, ka shprehur preferencat e saj për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.
PLK-ja nëpërmjet një komunikate për medie ka thënë se pa PDK-në nuk mund të mbyllen proceset historike të shtetit të Kosovës.
“Partia Liberale e Kosovës, si subjekt i traditës shtetformuese, konsideron se subjektet politike kosovare, në këtë fazë paraelektorale, duhet të dëshmojnë pjekuri, urtësi dhe demokraci”, është thënë në komunikatën e PLK-së.
/Epoka e re/