Pllaka përkujtimore e zyrës së Demaçit, mbajtëse e gypave
Një veprim aspak i mirë është bërë nga një kompani që është duke punuar në një nga lagjet e Prishtinës. Një bager është parkuar para pllakës përkujtimore të zyrës së Adem Demaçit, ndërsa ajo për më keq po shërben si mbajtëse e gypave që janë vendosur në atë pjesë.
Egzon Azemi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit, duke thënë se do të duhej të kërkojnë sqarime nga kompania për një veprim të tillë dhe ta ndëshkojnë.
Postimi i tij:
Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit do të duhej që të kërkojnë sqarime dhe kjo Kompani të ndëshkohet për këtë veprim.
Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave.
Bageri i parkuar para Pllakës Përkujtimore.
Bllokim i plotë i trotuarit.