![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/pllaka.jpg)
Pllakë përkujtimi për shtëpinë ku ishte baza e UÇK-së në Rahovec
Është zbuluar pllaka e kujtimit në Radost të Rahovecit, në shtëpinë e Adem e Bedri Krasniqit, në të cilën ishte baza e UÇK-së për këtë anë.
Zbulimin e pllakës e ka bërë kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe ish-bashkëluftëtarë të tij, e familjarë. Në këtë ngjarje, Latifi ka thënë se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë, derisa ka çmuar lartë angazhimin e familjes Krasniqi që në ato rrethana në 1998 të bënin shtëpinë e tyre bazë të UÇK-së.
Këtu është thënë se pikërisht vendosja e bazës së UÇK-së bëri që ajo të shërbej si lidhje rajonale në mobilizim.
Kjo meqë në këtë shtëpi më pas do të qëndronin krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Fehmi Lladrovci, Shaban Shala, Agron Rrahmani, e shume luftetar te tjere. “Ketu ka qene baza më e rëndësishme për organizimin e luftës”, ka thënë Latifi, duke vlerësuar lart edhe kontributin e Adem Krasniqit, I cili ka qene i burgosur politikë, dhe pas daljes nga burgu ishte angazhuar në pajtimin e gjaqeve, dhe me fillimin e luftës, ishte angazhuar si luftëtar i lirisë.