Pllana përforcon ‘Niklin’
FC Feronikeli po vazhdon të përforcohet për kampionatin e ri 2020/2021.
Ish-skuadra kampione e Kosovës është përforcuar me një talent. Bëhet fjalë për Bujar Pllanën.
Pllana, i lindur më 29 tetor 2001, është qendërmbrojtës me një potencial të jashtëzakonshëm, duke forcuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e mbrojtjes së klubit nga Drenasi.
“Ai vërehet me elegancën dhe qetësinë e tij në lojë, duke i dhënë një finesë shtesë mbrojtës së FC Feronikelit. Pllana ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19, i cili ka zhvilluar tre ndeshjet në kualifikimet në Wales. Bujar Pllana më parë ishte pjesë e klubit mitrovicas, Trepça ’89”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Ndërsa Pllana ka deklaruar: “Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit të FC Feronikelit, dhe dua ti falënderoj udhëheqësine e klubit në veçanti zëvendëspresidentin Ragip Veselin për besimin që ka te unë dhe ju premtojë se do të angazhohem dhe do të jap më të mirën që tua shpaguaj besimin e dhënë”, ka thënë Pllana për faqen zyrtarë të klubit.
(Epoka e re)