Plot gafa të FFK-së brenda 24 orëve
Federata e Futbollit të Kosovës në 24 orët e fundit është përballur me shumë probleme.
Përfaqësuesja e Kosovës U19 për femra shënoi fitore bindëse ndaj Estonisë, me rezultat 5-1, dhe FFK-ja e njoftoi opinionin se Kosova arriti kualifikim historik në rrethin elitë të Evropës, por pas pak kohësh e ndryshoi njoftimin, duke bërë me dije se Kosova i mbylli me fitore kualifikimet në Irlandën e Veriut.
Sikurse të mos mjaftonte kjo gafë, FFK-ja lëshoi edhe një tjetër njoftim që mezi ishte i kuptueshëm. Në këtë njoftim, Federata e Futbollit paralajmëroi se Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të zhvillon stërvitjet në orën 11:00, por në orën 18:00.
Ndërsa kulmi i çalimeve të FFK-së ishte me biletat, ku pas problemeve që ndodhen të hënën pasdite, të martën këto bileta u shiten shumë shpejtë dhe në mesditë përfunduan edhe në tregun e zi. Mirëpo edhe përkundër zotimeve nga drejtuesit e Federatës së gjithçka do të jetë transparente dhe nëpërmjet sistemi online kjo nuk ndodhi dhe problemet e vjetra vazhdojnë të përsëriten.
/Epoka e re/