Plot ndryshime në Bayern, përfshirë edhe trajnerin Kovaq
Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, gjatë muajit mars deklaroi se “bavarezët” në përfundim të kampionatit kanë programuar një sërë investimesh në radhët e ekipit, madje më e madhja që ata kanë realizuar ndonjëherë.
Në fakt, ende pa ardhur fundi i sezonit kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë transferuar Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez. Pavard për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa Hernandezi bëri që Atletico Madridi të përfitonte plot 80 milionë euro.
Ndërkohë, në listën e shpenzimeve “bavarezët” kanë paraqitur një tjetër ofertë për sulmuesin Luka Joviq, plot 56 milionë euro, për Hakim Ziech 35 milionë euro dhe për Matthijs de Light ende nuk ka asgjë konkrete por, shumë shpejt pritet të vijë edhe propozimi.
Krahas ndryshimeve në radhët e lojtarëve, pritet që Bayerni ta zëvendësoje edhe trajnerin aktual Niko Kovaq, pavarësisht se ka kontratë me klubin deri në vitin 2021. Objektivi primar Marucio Pochetinon është synim i Bayernit, ani pse kontrata e këtij të fundit me Tottenhamin skadon në vitin 2023.