Plot prodhime serbe në Prishtinë garojnë mes tyre ndonëse me çmime dyfishe
Në kulmin ekstrem të infektimeve në Kosovë nuk vërehet ndonjë krizë për mallrat elementare. Dyqanet e kryeqytetit të Kosovës duken të furnizuara mirë me mallra nga origjina të ndryshme, por me çmime të ngritura dukshëm, shkruan “Epoka e re”.
Dallimet në çmim nga një shitore në tjetrën janë minimale, por e përbashkëta e tyre është ngritja e çmimeve deri afër dyfishit për disa artikuj të domosdoshëm për tryezën e ushqimit.
Ndër artikujt elementarë dominojnë prodhimet serbe, madje disa prodhimesh për një lloj. Psh.ato bëjnë lojën e konkurrencës me njëra-tjetrën për të favorizuar njërin prej tyre dhe eleminuar vajin kroat “Zvijezda”. Vaji serb prej luledielli “Premium oil” tani kushton 1.65 euro krahas tjetrit vaj serb “Dijamant” prej luledielli që kushton 1.75 euro, aq sa “Zvijezda” kroate. E njëjta pasqyrë vërehet edhe për llojet tjera të artikujve elementarë jetësorë.
Mijëra biznese private rrezikojnë të mbyllen në Kosovë për shkak të refuzimit qeveritar që t’ua jepë ndihmën e votuar nga Pakoja e rimëkëmbjes.