Plotësohen me sinjalizim disa rrugë në komunën e Drenasit
18 mars 2022
| 11:14
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në Drenas në bazë të planit të punës, ka bërë plotësimin me sinjalizim në rrugët e kësaj komune, duke i pajisur me shenjat e sinjalizimit.
Shenjëzimi i duhur, përveç që ndihmon në orientim, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut.
Me këtë rast, drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për sigurinë e udhëtarëve.