Plotësohet kërkesa e AKR-së, ndryshon radhitja e kandidatëve në listën me LDK-në

18 janar 2021 | 13:26

Lista e kandidatëve për deputetë në mes të LDK-së dhe AKR-së ka pësuar ndryshime.

Kanë qenë nga subjekti i Behgjet Pacollit që janë ankuar gjatë së dielës së LDK-ja nuk ka respektuar marrëveshjen për renditje.

Por kjo një ditë pas është korrigjuar. Këtë e ka konfirmuar për “klankosova.tv:, Vesel Makolli nga AKR-ja.

Është Flamur Sefaj i cili ishte caktuar me numër 76 paraprakisht, por me korrigjimin e listës, ai tash bartë numrin 55.

Islam Pacolli dhe Ibrahim Makolli kanë ndërruar vend në listë, duke marrë numrat e njëri-tjetrit sipas përbërjes paraprake.

Tash Islam Pacolli është me numër 22, ndërkaq Ibrahim Makolli ka numrin 34.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së…