Pluhuri saharian përfshinë edhe territorin e Kosovës
Këtë të dielën pluhuri saharian ka përfshirë edhe territorin e Kosovës.“Mendimi mbi motin” njofton se gjatë ditës së sotme pluhuri saharian ka filluar të shtrihet mbi vend e rajon.
Pamjet e kapura me dron nga “Parku i Gërmisë” dallohet dukshëm një qiell më i zbehtë mbi Prishtinën.
“Në këto pamje me dron nga Parku i Gërmisë dallohet dukshmëria më e reduktuar, por dhe qiell më i zbehtë mbi Prishtinë. Pas depërtimit gjatë ditës së mërkurë kjo është hera e dytë që pluhuri saharian depërton mbi vend”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook krahas fotografive.
Ndërsa MeteoKosova ka publikuar një video, pamje nga fshati Strellc i Komunës së Deçanit, në të cilën shihet koncentrime të larta të pluhurit saharian.
Ditë më parë ky lloj pluhuri kishte përfshirë edhe Shqipërinë.
Masat e rërës ardhur nga Afrika si pasojë e stuhive të forta të erës e kanë ngjyrosur qiellin thuajse në të kaftë.
Cilësia e ajrit në Tiranë sipas IQair tejkaloi gati me 10 herë normat e OBSH-së. Ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Kosovë.