Pluhuri saharian që erdhi dje, derisa të fillojë shiu është këtupari

16 maj 2020 | 08:23

Meteorologu Mendim Rugova ka bërë me dije se grimcat e pluhurit saharian do të jenë të pranishme në Kosovë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por jo me vlera kaq të larta siç ishin dje.

Rugova ka thënë se gjatë javës që vjen do të ketë të reshura shiu, kështu që pritet të pastrohet ajri në përgjithësi.

“Edhe para dy ditëve e paralajmëruam se do të ketë një depërtim të grimcave të pluhurit saharian mbi Kosovë.

Sot kanë qenë vlerat shumëfish më të larta, edhe në ditët e ardhshme, do të mbeten të pranishme, por jo me intensitet kaq të lartë.

Gjatë javës së ardhshme pritet mot me të reshura shiu, kështu që pritet të pastrohet ajri në përgjithësi”, ka thënë ai për Klanin.

Sipas tij, këto grimca nuk sjellin rreziqe për qytetarët e Kosovës sepse ato kanë qenë vetëm të çastit, që kanë zgjatur për dy-tri orë.

“Këto kanë qenë vetëm vlera të çastit për disa orë sepse në mbrëmje kanë filluar të bien. Nëse ka ekspozim më të gjatë të këtyre grimcave, mund të jetë i rrezikshëm për njerëz që kanë probleme me sëmundje kronike.

Për Kosovë nuk mund të ndikojë shumë keq sepse kjo ndodh vetëm në pranverë, mund të ndodhë edhe gjatë verës, por nuk është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turizmi evropian mori mbështetje morale dhe financiare nga Komisioni Evropian…