Plumba në mes të ditës, dy të plagosur në Tiranë
16 shkurt 2018
| 14:45
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një shkëmbim plumbash në zonën e Selitës në Tiranë.
Të plagosur në këmbë kanë mbetur shtetasit me inicialet R.H., 31 vjeç dhe Gj.P., 27 vjeç.
Të dy ata janë transportuar në spital dhe bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën, raporton “TCh”.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka ngritur perimetrin e sigurisë, si dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga uniformat blu.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se armët janë përdorur pas një sherri banal.