Plumbi i rusëve ia shpoi helmetën, por ushtari ukrainas shpëtoi pa më të voglin lëndim

02 janar 2023 | 17:46

Një ushtar ukrainas po cilësohet si njeriu më me fat në luftën e përgjakshme që po zhvillohet në këtë vend.

Ai ka publikuar një video ku shihet se helmetën që e kishte të vënë në kokë i është shpuar nga plumbi i ushtrisë ruse, por që për fat të mirë nuk e ka goditur në kokë.

Plumbi e kishte qëlluar në pjesën e përparme të helmetës (në ballë), dhe kishte depërtuar në pjesën e pasme, duke mos ia prekur fare kokën.

Pamjet ngjajnë me shumë filma të Hollywood-it, ku ushtarëve ua shpëtojnë jetën helmetat e vendosura në kokë.

Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe po cilësohet si njeriu më me fat në këtë luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 29-vjeçar nga Gana e Afrikës duket se ka marrë…