“Pluto Beats”, producentët nga Kosova që punojnë me artistë ndërkombëtarë
Pas sukseseve të artistëve të shumtë shqiptarë në tregun botëror, tani vijnë producentët nga Ferizaj të quajtur “Pluto Beats”.
“Pluto Beats” janë një grup producentësh që përbehet nga tre persona, Ermal Ademi, Osman Osmani dhe Bilall Ukshini.
Ata fillimisht u njohën përmes publikimit të projekteve ‘beat-ve’ në kanalin e tyre në “YouTube” dhe njëkohësisht njohja e tyre u zgjerua në bashkëpunimin apo pjesëmarrjen si producentë në projektin “How I Move” realizuar nga Flipp Dinero & Lil Baby, projekt ky i cili numëron 200 milionë dëgjues të kombinuar.
Producentët “Pluto Beats” ndiqen në “Instagram” nga artisti botëror “DJ Khaled”, me të cilin zhvillojnë edhe takime virtuale.
Gjithashtu, ata takime virtuale zhvillojnë edhe me artistë të tjerë botërore për realizime të projekteve në tregun amerikan.
Të njëjtit janë pjesë e menaxhimit të kompanisë së suksesshme “LEAF Management”, me seli në Ferizaj.
Kjo kompani është themeluar dhe drejtuar nga menaxheri i suksesshëm Hajriz Bajrami, i cili menaxhon artistë me suksese internacionale si DJ Regard, Drop G si dhe këngëtarin Kidda.