‘Po bëjmë gjithçka që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO’
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka replikuar deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duke i thënë se janë duke punuar për rrugën transatlantike të Kosovës.
“Ne si qeveri po bëjmë gjithçka që është e mundur t’i adresojmë kërkesat tona, por edhe të paraqesim situatën karshi partnerëve tanë”.
“Në mënyrë që të lehtësohet apo përshpejtohet procesi i integrimit në strukturat euroatlantike, kështu që të jeni të sigurt se ne po bëjmë gjithçka që është e mundur”, ka thënë Murati në seancën e sotme të Kuvendit.
Ndërsa deputeti Hoxhaj ka kërkuar nga Qeverisë e Kosovës dhe Kuvendi që ta kenë prioritet anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë dhe Kuvendit duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO