Po e kritikojnë në Francë, Mbappe argëtohet në Spanjë

15 nëntor 2024 | 10:36

Kylian Mbappe gjithmonë i bën njerëzit të flasin për të edhe jashtë fushës.

25-vjeçari përfitoi nga mos grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Francës për t’u çlodhur dhe për të bërë aktivitete të tjera.

Dje, për shembull, ai shkoi në pistën e kartodromit në pronësi të Carlos Sainz Jr, pilotit spanjoll të Ferrarit.

I veshur me një kaskë dhe tuta të kuqe, ai garoi kundër disa konkurrentëve, duke përfshirë disa anëtarë të stafit të Real Madridit dhe ish-lojtarin Eden Hazard.

Mbappe përfundoi i treti në një garë prej 15 xhirosh pas Sébastien Devillaz, një nga trajnerët fizikë francezë të madrilenëve dhe ish-lojtarit belg.

Treshja më pas u ngrit në një podium simbolik për të festuar rezultatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së…