Po e shqyrtojmë mundësinë ta lejojmë përdorimin e kanabisit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bëre me dije se qeveria po studion mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore. Rama e dha këtë lajm në një intervistë televizive, në të cilën foli edhe për situatën e krijuar nga koronavirusi.
“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, – tha kryeministri.
Kryeministri Rama shtoi se “të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin, e jo të marrin”.
“Biznesi i madh nuk do të dëmtohet nga fakti që s’do ta marrë qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.