‘Po e stabilizojnë destabilizuesin e tyre’, Trajkoviqi kritikon serbët që shkuan në këmbë për mitingun e Vuçiqit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kritikuar serbët e Kosovës që janë nisur në këmbë për të marrë pjesë në një miting të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, derisa për Listën Serbe ka thënë se nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit.
“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre. Lista Serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviqi në “Twitter”.
Dje serbët nga disa komuna të Kosovës kanë shkuar në këmbë për të marrë pjesë në tubimin e Partisë Progresive Serbe të planifikuar për 26 maj në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lista Serbe si dhe Partia e Serbëve të Kosovës k i kanë dhënë mbështetje tubimit të e SNS-së, shkruan “Danas”.
Umesto da svi ostanu u severnim opštinama i stabilizuju narod sutra kada novi gradonačelnici preuzimaju dužnost, oni se zaputili u Beograd da stabilizuju svog destabilizatora.
Srpska lista je ništa drugo nego jedan od glavnih mehanizama Vučićeve vladavine. pic.twitter.com/zwyiSvpnyz
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) May 18, 2023