Po flinin në shina, 14 veta i shtypi treni
08 maj 2020
| 11:05
Një tren shtypi 14 punëtorë emigrantë në Indi të cilët i kishte zënë gjumi në shinat e trenit. Ata, siç transmeton “Shqip”, po ktheheshin në shtëpi pas punës, por ishin lodhur dhe kishin rënë të pushonin pak. Sa i përket rastit në fjalë, bëhet me dije se shoferi u përpoq ta ndalonte trenin e mallrave kur pa punëtorët në shina në shtetin perëndimor të Indisë, Maharshatra.
“U vranë 14 njerëz dhe pesë u plagosën”, tha një zëdhënës hekurudhor C.H. Rakesh.
Si pasojë e bllokimit, i gjithë transporti publik është pezulluar, kështu që punëtorëve emigrantë që udhëtojnë për në shtëpi shpesh iu duhet të ecin në këmbë.
Policia pohon se punëtorët punonin në një kompani çeliku dhe u nisën drejt fshatit të tyre në shtetin fqinj Madhya Pradesh.