Po frikësohemi edhe me diskutu për Asociacionin, është bërë temë tabu
Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se në politikën e vendit tonë ka frikë për të diskutuar tema të tilla si Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve. Sipas tij, këto tema janë kthyer në tabu.
Komentet Latifi i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Këtu nuk janë duke u diskutuar më modelet alternative. Asociacioni në politikën kosovare është bërë teme tabu. Është tabuizu, S’guxon askush më me prekë. Është bërë tabu politike. Shkëmbimi, Asociacioni janë bërë tabu politike edhe kush guxon me prekë tabunë dihet se çka e gjen”, tha Latifi.
“Problemi kryesor është se amerikanët po ta thonë shkurt e shqip: Kemi ofruar modele të ndryshme se si bëhet kjo punë, koncepte të ndryshme se nuk është Kosova vendi i parë në botë që ballafaqohet me këtë lloj problemi. Problemi te na është se ne s’po duam me i pa ato modele, po i shtyjmë. E kemi bërë tabu se kush e prekë këtë tabu shpallet tradhtar’, shtoi ai.
“Faktikisht ja kemi lidhur këmbët vetës. S’duhet të kemi frikë nga diskutimi i këtyre gjërave. Tashmë jemi bërë politikë fobike, kemi frikë edhe me i diskutu disa gjëra, këtu është problemi”, theksoi Latifi.