Po hante një pjatë të shijshme, kafshohet keqas nga krijesa e detit
08 korrik 2018
| 12:47
Një vajzë kineze ka filmuar veten duke ngrënë gaforre të gjallë në shtëpi. Në momentin që e kapi me shkopinj, specia mblodhi këmbët, por një pjesë u kap në buzë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.
Pamjet janë shpërndarë në platformën kineze, Xigua Video. Nuk është e qartë se me çfarë po ushqehet vajza, por ka dyshime se është gaforre ‘e dehur’.